Deputetja Musliu reagon për djegien e xhamisë në Drenas
19 prill 2020
| 00:15
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar për djegien e xhamisë në Verbofc të Drenasit. Ajo ka thënë se kjo vepër duhet të dënohet.
“Jam shumë tolerante dhe asnjëherë nuk do të ndryshoj sa i përket bindjeve të mia fetare. Jam muslimane më shume miq e dashamire të krishter. Pa dashtë të keqkuptohem një gjë dua ta them: Sikur të ishte djegur një Kishe sot në Kosovë, të gjithë spektri politik do të reagonte pa dallim pozitë e opozitë. Xhamia në Verbofc të Drenasit sot në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit u dogj. Turp kush do qoftë që e ka bërë një veprim të tille. Kjo vepër duhet të dënohet!”, ka shkruar Musliu në profilin e vet në “Facebook”.