Musliu: Shkolla dhe policia shndërrohen në ankth
06 shkurt 2019
| 16:49
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj raportimeve në medie për dhunimin e një vajze të mitur nga Drenasi.
Ajo ka thënë se shkolla dhe policia janë shndërruar në ankth dhe vuajtje.
“Sa poshtë kemi degraduar si shoqëri e si shtet. Shkolla dhe policia të shendrrohen në ankth, traumë e vuajtje.
‘Polici’ , “mësuesi” dhe ‘mjeku’, kush do ta mendonte që një e re sot të bëhet pre e gjahut te tyre???? Dënim të shpejt e maksimal për këta monstruma! Mjaft kemi heshtur!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/