Musliu-Shoshi: 10 pjesëtarë të FSK-së dhanë dorëheqje në muajin tetor
31 tetor 2024
| 11:56
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dhënë dorëheqje në muajin tetor.
“Dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dhënë dorëheqje nga FSK-ja vetëm në muajin tetor. Pra merreni mend, dhjetë pjesëtarë të FSK-së. Ja ku e keni sjellë vendin”, ka thënë ajo në Kuvendin e Kosovës.