Musliu-Shoshi: Aleatët të acaruar me Kurtin, tash për tash s’kemi asnjë shans për KiE
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se nuk e di se a na solli qeveria në pikën kur të gjitha shtetet të kthehen kundër Kosovës në KiE për mosdije, apo qëllimshëm.
“Vjen në një pikë kur mendon a e kanë nga mosdija, apo e bëjnë qëllimshëm. Ne e humbëm një mundësi të artë ku të gjitha vendet kanë kontribuuar, kanë qenë përkrahëse për Kosovën vetëm një muaj më herët dhe sot janë kundër. Çka ndodhi sot? Nuk e di. Kosova e refuzoi draftimin e Asociacionit për dy vite para marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”.
“Sot më nuk ka asnjë mundësi të hyjë Kosova në agjendë sepse ministrat tashmë janë vetëm në gjysmë të mbledhjes, tani gjithçka është shumë vonë. Aleatët tonë më nuk janë vetëm të dëshpëruar por edhe të acaruar me qeverinë tonë”, ka thënë ajo për “TVDukagjinin”.