“Jam duke marrë ankesa nga shumë qytetarë dhe biznese të cilët kanë kërkuar nga bankat shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë për arsye të ngarkesave të tyre si rezultat i pandemisë COVID-19, sipas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave.

Disa banka janë duke aplikuar pagesa të dyfishta te interesave për këstet e shtyera në kundërshtim me vendimin e BQK-së dhe njoftimet nga Ministria e Financave”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka kërkuar nga BQK dhe Qeveria në detyrë t’i ndërmarrin masat e nevojshme.

“I kërkoj Bankës Qendrore të Kosovës dhe Qeverisë në detyrë, që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që bankat të respektojnë vendimin e juaj, të mos aplikojnë interesa ndëshkuese për këtë periudhë, të mos aplikojnë masa të përkeqësimit të klafisikimit kreditor, e po ashtu të mos ketë provizione shtesë”.