Musliu-Shoshi: Ditë e veçantë për Kosovën në Këshillin e Evropës

24 prill 2023 | 12:30

Në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave pritet të shqyrtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi, e cila është në selinë e KE-së, ka thënë se sot do të jetë një ditë e veçantë për Kosovën.

“Ditë e veçantë për Kosovën. Një hap më afër Evropës”, ka shkruar Musliu- Shoshi në “Facebook”.

Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KE më 12 maj të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar procesin zgjedhor në…