Musliu-Shoshi: E drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të bëhet realitet
15 prill 2024
| 11:46
Sot (e hënë) ka filluar punimet Asambleja e Këshillit të Evropës, të cilat do të zgjasin deri të premten e 19 prillit.
Në mesin e pikave për diskutim është edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se është e bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të bëhet realitet.
“E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të bëhet realitet! Kosova që 20 vjet ka dëshmuar përkushtim në ndërtimin e vlerave thelbësore të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e barabartë të njerëzve”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.