Musliu-Shoshi fajëson Kurtin dhe Gërvallën për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE
17 maj 2024
| 16:03
Në lidhje me zhvillimet në Strasburg ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu.
Ajo ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe krye diplomaten Donika Gërvalla për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosanëtarësimin e Kosovës në KiE! Injorantë e keqdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dinë, nuk munden! P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është vetëm rekomandim për Komitetin e Ministrave”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.