Musliu-Shoshi: Floretë Zejnullahu është menaxhere e shkëlqyer
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka dhënë mbështetje kandidates së kësaj partie për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu.
Ajo ka thënë se Floretë Zejnullahu është një vajzë me karakter fitues, vizionare dhe menaxhere e shkëlqyer.
Deputetja e PDK-së ka vlerësuar se llapjanët kanë dëshmuar se dinë të bëjnë revolucion në politikë, duke shtuar se të dielën e kanë rastin ta shkruajnë historinë e re.
Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:
Llapjanët kanë dëshmuar se dinë të bëjnë revolucion në politikë dhe të dielën e kanë rastin ta shkruajnë historinë e re, duke e zgjedhur bijën e tyre kryetare të Komunës.
Floretën përveç se e kam kolege, e kam edhe shoqe të zemrës. Përveç kësaj, e njoh edhe anën e saj profesionale e menaxheriale.
Është një vajzë me karakter fitues, vizionare e menaxhere e shkëlqyer. Podujevës i duhet një lidere me profil të tillë dhe Floreta është zgjedhja ideale për llapjanët. Në Podujevë pash entuziazëm të lartë, rreshtim të rinisë me Floretën dhe uroj që kjo ky disponim të përkthehet në votë të dielën.
Floreta është e ditura dhe e duhura, andaj Podujeva ka momentin të zgjedhë një vajzë të guximshme në krye.