Musliu-Shoshi homazhe në Podujevë, kujton dëshmorët: Do t’i kujtojmë gjithmonë me nderime të larta
05 maj 2024
| 19:24
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kujtur dëshmorët e kombit bë ditën e dëshmorëve, derisa ka bërë homazhe në Podujevë, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjithmonë do t’i kujtojnë ata dhe veprën e tyre, me nderime të larta.
Postimi i saj i plotë:
Në historinë e lavdishme të Llapit, datën 5 maj, përherë do të shënojmë si ditë të krenarisë, ditë të kujtimit e nderimit për të gjithë dëshmorët që dhanë gjithçka nga vetja e tyre, për të vetmin qëllim, Kosovën tonë të lirë e të pavarur!
Gjithmonë me nderime të larta do të i kujtojmë për jetën dhe veprën e tyre!