Musliu-Shoshi i reagon Bashës: Kot mundohesh me ofendu Drenicën, shenjë nuk na leni sepse na ka lartësu historia
07 tetor 2023
| 15:43
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar deputetit të LVV-së, Dimal Basha, pas deklaratës se tij të dhënë mbrëmë ku tha se “këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, e nuk e votojnë marrëveshjen për ngrohtoren e kryeqytetit”.
Ajo ka thënë se Basha kot mundohet më partinë e tij me ofendu Drenicën, pasi siç tha ajo historia na ka lartësuar.
“Dimal Basha, kot mundohesh ti bashkë me partinë tënde me ofendu Drenicën e përfaqësuesit e saj! Shenjë nuk na leni sepse historia na ka lartësu, e ajo nuk e përsëritë veten! Vazhdo bëja avokatin Albinit se ka mbet i ngujuar në Kosovë”, ka shkruar ajo.