Musliu-Shoshi: Ka gjashtë muaj që Gërvalla nuk iu përgjigjet deputetëve

18 nëntor 2021 | 14:03

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, për mospërgjigjeje në pyetje të deputetëve.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja e PDK-së ka thënë se kryediplomatja e Kosovës që gjashtë muaj nuk ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Musliu-Shoshi ka deklaruar se nga sot pyetjet që kanë të bëjnë me politikë të jashtme do të ia parashtrojë kryeministrit.

“Ka plot gjashtë muaj që ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë nuk ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, e në asnjë seancë të rregullt nuk e ka përmbushur obligimin ligjor, që të ju pergjigjet pyetjeve të deputeteve. Në çdo seancë plenare unë kam parashtruar pyetje parlamentare të cilat kanë të bëjnë me politikën e jashtme, reformat në ministri, emërimet  dhe refuzimet e ambasadorëve të propozuar, aplikimi në organizata nderkombëtare dhe shumë çështje me rendësi për opinionin publik. Marrë për bazë këtë fakt, unë pyetjet parlamentare të cilat kanë të bëjnë me MPJD-në dhe politikën e jashtme do të ia adresoj Kryeministrit”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur, Leonardo di Caprio, është një ndër zërat…