Musliu-Shoshi kritikon Kuvendin e Kosovës: Edhe sot në pushim, turp!

19 shtator 2024 | 15:55

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mosmbajtjen e seancës.

Ajo ka thënë se Kuvendi i Kosovës edhe sot (e enjte) është në pushim, kur ishte dashur të mbajë seancë plenare.

Musliu-Shoshi ka shkruar në “Facebook” se në këtë mënyrë Kuvendi po i ik llogaridhënies.

“Edhe sot Kuvendi në PUSHIM! Mazhorancës nuk i mjaftuan më shumë se 3 muaj pushim, pa seancë duke i ikur llogaridhënies para qytetarëve! Turp!”, ka shkruar Musli-Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se sipas…