![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/shoshii.jpg)
Musliu-Shoshi kritikon paraqitjen e Kurtit në KS të OKB-së dhe i lëshon kunja Gërvallës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj paraqitjes së mbrëmshme të kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit.
Ajo ka thënë se ky takim është alarmi i fundit nga aleatët për politiken e kryeministrit Kurti.
Musliu-Shoshi ka thumbuar edhe kryediplomaten Donika Gërvalla.
“Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit! Në një mbledhje ku dikur përfaqësuesit e fuqive botërore njëzëri kanë qenë në favor të politikës së Kosovës mbrëmë njëzëri ishin kundër! Këtë dëm të cilin e ka vetëshkaktuar Albini me veprime e vendime populliste nuk na shërben, pavarësisht të drejtës që kemi! Nejse, edhe Donika paska pas rol të rëndësishëm!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.