Musliu-Shoshi: Kur e shohim të nevojshme, i japim votat për mocionin e LV-së

01 tetor 2020 | 08:37

Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë Hoti dhe për këtë po gjen arsyetime. Por, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, thotë se do t’ia japin votat në një çast të caktuar.

“Zgjedhjet patjetër se janë zgjidhje. Ne si PDK jemi opozitë dhe atëherë kur e shohim se është e nevojshme ta kemi mocionin e Vetëvendosjes, ne aty do t’i japim edhe votat tona. Sidoqoftë, nëse qeveria është stabile, ne mund të vazhdojmë edhe kështu”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Për marrëveshjen në Uashington që nënshkroi kjo qeveri, Musliu Shoshi akuzoi edhe për mostransparencë. Ajo këmbëngul se PDK-ja ka një propozim më të mirë rreth formimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si dhe se është një parti për t’u marrë shembull për opozitarizëm. “Joserioziteti është shumë më i dëmshëm kur vjen nga pozita, siç e kemi parë edhe së fundi, qoftë në dialog, qoftë në çështje të tjera kur s’kanë konsensus të brendshëm në koalicion. Ne si PDK jemi të vetëdijshëm që Kosova ka nevojë për institucione stabile, sidomos në kohën e pandemisë, krizën ekonomike, Gjykatën Speciale, dialogun dhe çështje të tjera të rëndësishme, me të cilat Kosova është duke u përballur tani. PDK-ja ka qenë mjaft konstruktive dhe ka dhënë shembullin se si një opozitë duhet ta luajë rolin e vet karshi interesave të qytetarëve tanë. Ne e kemi votuar buxhetin dhe kur u bë rishikimi i tij, po ashtu votuam edhe për marrëveshjet ndërkombëtare.

PDK-ja është mjaft konstruktive edhe tash për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tjetër është që nga opozita nuk kemi qasje të bashkëpunimit. Substancë e këtij ligji është Trusti dhe për atë është një populizëm që është shfaqur te qytetarët tanë. Ekziston mundësia që t’i marrin 30 për qind përderisa ato janë paratë e tyre dhe duan që t’i shfrytëzojnë dhe si rrjedhojë ne kemi marrë një nismë që në projektligj të jetë vetëm Trusti dhe kjo mund të kalohet brenda ditës. Përndryshe, ligji nuk është substancial dhe s’është që i ndihmon bizneset dhe nuk është që i jep një dritë ngritjes ekonomike të vendit tonë”, ka thënë Musliu Shoshi.

Deputetja e PDK-së tha se nuk është e qartë se çka ofron konkretisht ky ligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se do…