Musliu-Shoshi: Kurti ka qëllim ta mbajë Kosovën të izoluar e të dënuar
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar masa të reja ndaj Kosovës, nëse nuk ndryshon situata në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media, ka përmendur masat kundër Kosovës si përgjigje të BE-së ndaj këtyre vendimeve – mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.
“Masat u vendosën vjet për faktin se shumëçka po ndodhte që çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, tha Stano.
Lidhur me këtë, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se me tema të ndjeshme, Kurti dëshiron që të zhvillojë populizëm.