Musliu-Shoshi, Kurtit: Shko në Hagë dhe puthja dorën Xhorxh Uashingtonit të Kosovës
Deputetja nga rradhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi me marrjen e fjalës në seancën parlamentare iu drejtua kryeministrit, Albin Kurtit në lidhje me marrëveshjen e Ohrit.
Musliu-Shoshi i tha kryeministrit se që nga data 18 mars nuk mund të flasësh për marrëveshjet e Qeverive të kaluara.
“Prej datës 18 mars, Albin nuk mund të flasësh më për marrëveshjet e qeverive të kaluara, i ke pranuar 34 prej tyre me shumë kënaqësi dhe leje që i ke pranu, asaj Zajednicës ia ke shtu edhe disa kompetenca”, tha Musliu Shoshi, përcjell Reporteri.net.
Ndër të tjera, ajo tha se përmes vetë-menaxhimit i është krijuar mundësia e financimit nga Serbia.
Deputetja ndër te tjera i sugjeroi Kurtit tre veprime që t’i bëjë.
“Të propozoj që të blesh një biletë, disa buqeta lulesh dhe me shtru një darkë, nuk po të flas për një darkë romantike por po të flas për tri destinacione të ndryshme”.
“Biletën e blen për me shku në Hagë, shkon te Xhorxh Uashingtoni i Kosovës dhe ia puth dorën atij dhe shokëve të tij se falë tyre e mundësinë me marr pjesë në forume ndërkombëtare, falë tyre e ke mundësinë me shku në Ohër me vesh me një këmishe e me u kthy në Kosovë brenda ditës”, tha Musliu Shoshi.
Ndër të tjera ajo tha se ky është një obligim moral sepse siç tha ajo “ ke ardhur në pushtet duke e denigruar seclin prej tyre, luftën e tyre dhe të arriturat e tyre politike.
Ajo shtoi se “buqetat me lule i dërgon te varrezat e atyre të rinjve që kanë vdekur duke i besuar kauzës tënde për dialog e Zajednicë”, tha deputetja Musliu Shoshi.
Ndërkaq darkën e propozuar ajo i tha t’ia shtrojë Isa Mustafës sepse, sipas saj, “kur ka marrë veprime e vendime të mira që sot I pranon me shumë kënaqësi e entuziazëm e ke sulmuar me mollotov shtëpinë e tij le që ke dashtë me faru atë personalisht por atë bashkë me familje, pra në fund e Meriton një kërkim falje e krejt në fund kërkoj falje këtij 50% që i ke mashtruar e të kanë besuar” deklaroi deputetja.