Musliu-Shoshi: Me kërkesë të deputetit spanjoll u shty kërkesa e Kosovës për statusin e mysafirit special në Komisionin për Çështje Politike të KiE

05 mars 2025 | 14:11

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, që është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës pranë Këshillit të Evropës, ka thënë se të martën në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci me kërkesë të të kryetarit të grupit të EPP, Pablo Hispán është votuar për shtyrjen e kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në KiE.

“Sot, në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, morëm pjesë si delegacion, ku në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi ka thënë se kjo situatë tregon “nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korab Rashiti, deputet në Bernë të Zvicrës është duke vazhduar…