Musliu-Shoshi: Në këtë qeveri është rutinë të shkelen ligjet

19 nëntor 2024 | 20:16

Ariana Musliu-Shoshi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka folur rreth komisionit hetimor për proceset e mbarvajtjes së punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ajo ka thënë se lidhur me shkarkimet, gradimet, degradimet e transferet e stafit në MPJD, si parti opozitare kanë dyshuar se me këto procese janë bërë shkelje andaj kanë kërkuar themelimin e një komisioni hetimor lidhur me këtë.

Ajo në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se materialet e kërkuara nga ministria, nuk i janë dhënë.

“Materialet të cilat i kemi kërku kanë qenë me kërkesë zyrtare dhe njëkohësisht nga MPJ kemi has në rezistencë, përkundrazi do duhej të kishte bashkëpunim se natyra e komisionit hetimor është që të hetoj në thellësi, të mbykqyren në detaje të gjitha vendimet të cilat mendon dhe vlerëson që janë në kundërshtim me ligjin”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se deputetët e shumicës parlamentare pavarësisht se kanë qenë pjesë e komisionit hetimor kanë refuzuar që të miratojnë listën e dëshmitarëve dhe se shumë herë e kanë penguar edhe mbarëvajtjen e punës së komisionit.

Musliu- Shoshi ka thënë se ekspertët e angazhuar në komisionin hetimor kanë qenë të propozuar e të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo.

Sipas deputetes Musliu-Shoshi, në raportin e punës thuhet se ka pasur shkelje sa i përket transfereve.

“Transferet me ligj dihet se janë transfere të përkohshme, transfere me interes të institucionit apo transfere sepse një institucion është duke u risistemuar siç ka qenë rasti me ministrin e Diasporës dhe MPJ-së, pra janë disa çështje ku ligji i njeh si transfere janë të ligjshme. Në rastin konkret kemi të bëjmë me transfere të paligjshme”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se në MPJD është transferuar një zyrtar i prokurimit në auditor të brendshëm dhe se kjo është e paligjshme.

“Me ligjin në funksion e dimë se auditori i brendshëm duhet të jetë i çertifikuar”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Si gjetje tjetër ajo ka thënë se në MPJD kanë gjetur se kanë qenë shtatë drejtori të cilat nuk kanë pasur drejtor dhe se ushtrues detyre ka qenë sekretari.

“Ushtrues detyre ka qenë sekretari, ushtruesi i detyrës së sekretarit permanent, pra ky person ka mbajtur gjashtë pozita, e ka mbajtur detyrën më shumë se dy vjet”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Ajo gjithashtu ka thënë se Drejtori i Përgjithshëm i MPJD-së është i larguar jashtëligjshëm nga detyra dhe se për këtë, ka vendim ligjor.

“Ka vendim për z.Albert Prenkaj, ka vendim që ka qenë i larguar nga puna jashtligjshëm”, ka thënë ajo.

Pjesë e hetimit të komisionit hetimor deputetja Musliu-Shoshi ka thënë se ka qenë edhe shkarkimi i ambasadorëve, konsujve të përgjithshë dhe diplomatëve të karrierës.

Ajo ka thënë si rezultat i mosbashkëpunimit me komisionin hetimor , shkeljet e bëra dhe bojkotin e bërë nga ana e deputetëve të pozitës, kanë ardhur në përfundim se në MPJD është e nevojshme që të bëhet një hetim nga ana e Prokurorisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara vendosën ta lejojnë Ukrainën të përdorë raketat…