Musliu-Shoshi: Nëse PDK vjen në pushtet, s’kemi çare pa e implementu Asociacionin e Albin Kurtit
29 shkurt 2024
| 22:20
Në emisionin “Pressing” të T7 janë të ftuar dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Ariana Musliu-Shoshi, përballë tyre analistët Sadri Ramabaja dhe Alisa Braho.
Gjatë këtij emisioni, deputetja Ariana Musliu-Shoshi, tha se nëse PDK-ja vjen në pushtet do të jetë e detyruar ta implementojë “Asociacionin e Albin Kurtit”.
Kjo pasi ajo thotë se “kjo është marrëveshje ndërkombëtare”.
Deputetja opozitare ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.
“Ne Asociacionin të cilin e ka pranu Albin Kurti nëse vimë në pushtet nuk kemi asnjë çare pa e implementu në mënyrën siç e ka pranu Albin Kurti, sepse është marrëveshje ndërkombëtare, pavarësisht që ai thotë jo Vuçiqi s’po e nënshkruan”, ka thënë ajo.