Musliu-Shoshi për deputetët e LV-së: Janë vetëm votë që mbrojnë qorras qeverinë

21 korrik 2021 | 13:21

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mostransparencë në procesin e dialogut.

Madje, ajo ka thënë se ndonëse ka propozuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, të raportojë për  negociatat, një gjë e tillë është refuzuar.

“Deputetët e LV-së nuk janë në Kuvend që ta mbajnë qeverinë ne llogaridhënie, por janë vetëm votë që mbron qorras qeverinë! Pas më shumë se një muaj, sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ky komision e ka detyrë që ta mbikëqyr procesin e dialogut. Bazuar në këtë të drejtë, si opozitë që nuk kemi asnjë informacion sa i përket procesit të dialogut nga qeveria, propozova që të ftohet z. Bislimi në raportim në këtë komision, por me shumicë votash nga deputetët e pozitës u refuzua. Pra, z. Bislimi nuk do të raportojë në këtë komision. Se çka do të thotë kjo për demokracinë e këtij vendi le të vlerësoj vet qytetari!”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja, Leonora Jakupi, është njëra ndër personazhet më të bukura…