Musliu-Shoshi për fushatën e Kurtit në Gjermani: Një milion euro nga xhepi i qytetarëve për shëtitjet e tij
13 tetor 2024
| 15:21
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka shpërndarë në Facebook një video të fushatës së kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, në Gjermani për çfarë ka vlersuar se “jemi edhe të vjedhur edhe të sharë”.
“Fushatë me para të qytetarëve të Kosovës !Nga kjo qeveri jemi edhe të VJEDHUR, edhe të SHARË! Hiq më pak se 1 milion euro nga xhepi i qytetarëve për shëtitjet e Albin Kurtit dhe Donika Gërvalla Schwarc!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.