Musliu-Shoshi për të pagjeturit: Bislimi s’po e thotë të vërtetën, po e fyen bacën Bajram Çerkini

07 prill 2023 | 12:41

Deputetja e Partisë Demkoratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me termin e përdorur në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket personave të pagjetur.

Shoshi-Musliu ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, të ia sqarojë se pse është hequr termi “personat e zhdukur me dhunë” dhe pse tani është vetëm “personat e zhdukur”.

Me gjithë sqarimet e kërkuara, ajo ka thënë se Bislimi po vazhdon të mos e thotë të vërtetën rreth pazareve me Serbinë dhe se me këtë po vazhdon ta fyej përfaqësuesin e personave të familjarëve të të pagjeturit Bajram Çerkinin.

“Besniku prapë e thotë të pavërtetën rreth pazareve me Serbinë, për çështjen më të ndjeshme të shoqërisë tonë, të Pagjeturit! Vazhdon me fyerje drejt bacës Bajram Qerkini. Sinqerisht të dhemb shpirti”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është…