Musliu-Shoshi: Përfaqësimi i shtetit s’duhet të përdoret për akomodim pa kritere të personave të caktuar

18 nëntor 2020 | 11:11

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka komentuar veprimet e shtetit serb në lobimin kundër Kosovës.

Ajo ka thënë se diplomacia kosovare duhet të tregohet më efektive sa i përket kësaj çështje.

“Para se të vajtojmë për lobimin e Serbisë kundër vendit tonë, ne duhet të reflektojmë se sa seriozisht po i qasemi këtij problemi. Në vend që të synojmë profesionalizmin dhe barazinë, ne tolerojmë që diplomacia jonë të shndërrohet në adresë akomodimi”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Musliu-Shoshi ka thënë se diplomacia duhet të shihet në të njëjtin rang me asetet politike, ekonomike dhe shoqërore.

“Përfaqësimi i shtetit tonë është fytyra e shoqërisë, politikës dhe kulturës së shtetit dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoret për akomodimin e personave të caktuar pa asnjë kriter profesional dhe ligjor”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton shkroi historinë e Formula 1, duke fituar titullin…