Musliu-Shoshi, qeverisë: Mos na shitni ‘dushk për gogla’, Spanja ka qenë e obliguar ta njohë pasaportën e Kosovës

09 janar 2024 | 16:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka mohuar pretendimet e Qeverisë së Kosovës se ka merita në njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja.

Ajo ka thënë se pas liberalizimit të vizave, Spanja ka qenë e obliguar që të njohë pasaportën e Kosovës.

Musliu-Shoshi theksuar se Spanja nuk ka pasur asnjë zgjedhje tjetër.

“Mos na shitni dushk për gogla! Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim ligjor sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual! Prandaj bazuar në dokumentet si marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja nuk ka pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës!”, ka shkruar ajo në “Facebook”, duke shtuar se ky veprim nuk nënkupton njohjen e Kosovës si shtet.

“Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës! Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur…