Musliu-Shoshi: S’ka libra, s’ka mësimdhënës, vidhet buka e blihet droga

22 gusht 2023 | 11:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore për fëmijët t’i blejnë prindërit.

Ajo ka thënë se “s’ka libra, s’ka mësimdhënës, vidhet buka e blihet droga, harrohet e kaluara e shkatërrohet e ardhmja”.

“Krejt dhe Drejt fundosjes! Aristoteli pati thënë: Kushtojini rendësi të veçantë edukimit të rinisë. Një neglizhim sado i vogël në këtë drejtim, do të na kushtojë mjaft shtrenjtë. Për dallim nga Aristoteli, Albini e ka përzë rininë nga vendi i vet, e këtyre që kanë mbet po ua zënë frymën! S’ka libra, s’ka mësimdhënës, vidhet buka e blihet droga, harrohet e kaluara e shkatërrohet e ardhmja”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës ka lëshuar të martën në qarkullim postar…