Musliu-Shoshi: Turp për presidenten, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë që janë në Hagë
15 dhjetor 2023
| 12:30
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila sipas saj nuk fjalimin vjetor në Kuvend nuk i ka përmendur liderët e UÇK-së të cilët janë në Hagë.
Ajo ka thënë se një veprim i tillë i presidentes Osmani është i turpshëm.
“Presidente, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë të Republikë së Kosovës që janë të burgosur në Hagë!!! TURP!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.