Musliu thotë se as dorëheqja nuk i kryen punë Vitisë

03 shtator 2021 | 11:49

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se para 5 muajve ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të dorëhiqet për shkak të mosvaksinimit të qytetarëve.

Ajo tani e ka kujtuar këtë kërkesë, për të cilën thotë se tani është shumë vonë, që as dorëheqja nuk kryen punë.

“Kjo ishte kërkesa ime para 5 muajve për Arben Vitin, tani është tepër vonë, as dorëheqja s’kryen punë!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndryshe, në Kosovë kohëve të fundit, pothuajse për çdo ditë po thyhen rekorde të reja, si për nga numri i të vdekurve, ashtu edhe për nga numri i të infektuarve. Kjo rritje ka bërë që të ministri Vitia të kritikohet për menaxhimin e pandemisë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të ushqyerit mirë ka rëndësi të jashtëzakonshme për jetën tonë,…