Musliu transferohet në Belgjikë
05 shkurt 2025
| 15:27
Mbrojtësi shqiptar, Visar Musliu karrierën do ta vazhdoj në Belgjikë.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, është prezantuar te Saint-Truideni, ekip që bën gara në elitën e futbollit belg.
Musliu te skuadra belge është transferuar si futbollist i lirë pasi ka shkëputur kontratën me Paderbornin që i skadonte këtë verë.
30-vjeçari po shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen, duke pasur parasysh se prej vitit 2022 ka luajtur në Gjermani, fillimisht për Ingolstadtin pastaj edhe Paderbornin.
St.Truideni po lufton për ti ikur rënies në një kategori më poshtë pasi aktualisht renditet i 14-ti në tabelë, ku ka tubuar 23 pikë pas 24 ndeshjeve të luajtura.