Musliu tregon çfarë biseduan me inspektorin e AKI-së: Tensionet në veri i paralajmëruam
Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, në një konferencë për medie ka dhënë detaje se për çfarë kanë biseduar me inspektorin e AKI-së, Kujtim Shala.
Ajo ka sqaruar se janë marrë vesh që Shala, të ftohet edhe në fillim të muajit korrik në raportin pas përfundimit të raporteve të auditimit.
Sipas saj, për veriun kanë paralajmëruar destabilizim të situatës qysh më herët, duke shtuar se e kanë kryer punën si Komision duke mos komentuar reagimin e qeverisë.
Musliu ka folur edhe për kidnapimin e tre policëve në veri si dhe gjendjen jo të mirë të mirë të zyrtarëve policorë në përgjithësi.
Ajo ka thënë se ka propozuar Projektligjin për pensionin e parakohshëm të policëve, duke marrë për bazë që Policia e Kosovës është më vjetar në rajon, raporton “EO”.
“Kishim në raportim inspektorin e AKI-së, që ka marrë mandatin që 6 muaj. U duakrduan që zotin Shala ta ftojmë në javën e parë të korrikut, ngase ende nuk e kanë raportin e auditimit. Në agjenci nuk lejohet të ketë auditor të jashtëm”.
“Ju i keni përcjell edhe seancat. Kam qenë e zëshme, jam e pa kënaqur me trajtimin dhe do të vazhdojë ta ngriti këtë çështje. Kam propozuar edhe Projektligjin për pensionin e parakohshëm. Ne e kemi policinë më të vjetër në rajon. Tre policët e kidnapuar dy prej tyre janë 48 dhe 62 vjet, e aq më tepër njëri ka shkuar nga pushim mjekësor. Ngritja e kapaciteteve, ngritja e pagave, shtesat e tjera dhe pensionimi duhet të rregullohet që të kemi një polici moderne dhe efikase”, ka thënë Musliu, duke shtuar qysh herët kishte paralajmëruar për një situatë të tillë në veri.
“E kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje. Vet agjencia nuk ka rol ekzekutiv, mbledhin informata e informojnë qeverinë dhe presidencën. Ne kemi paralajmëruar që grupe në Rashkë po trajnohen për destabilizimin e veriut. Ne e kemi kryer punë tonë si komision. Qeveria nuk e ka marrë informatën nga ne, por nga drejtori i AKI-së. Se sa i ka shfrytëzuar, nuk më bie mua të komentojë”, ka thënë Musliu.