Musliu tregon se çfarë raportoi Burim Ramadani në Komisionin për Inteligjencë
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ky raportim është zhvilluar pa praninë e medieve.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka folur për medie.
Ajo thënë se takimi me inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadani, është zhvilluar për periudhën korrik të vitit të kaluar e deri më sot.
Musliu ka thënë se pashmangshëm është biseduar edhe për ftesën që ka pasur Ramadani nga Gjykata Speciale.
“Do të ishte e paarsyeshme qe të kaloj raportimi pa u ndal te Specialja. Krejt çka mundem me nda me ju mund të them se Ramadani është përgjigjur ligjërisht dhe institucionalisht Gjykatës Speciale”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.