Musliu: Veseli me shokë po ballafaqohen edhe me qeverinë antikombëtare dhe anti-UÇK
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas largimit të avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Musliu ka thënë se Veseli bashkë me shokë po përballen me beteja të shumëfishta në Hagë, e një ndër to edhe me qeverinë siç e ka quajtur ajo “më antikombëtare e më anti-UÇK që po keqqeverisë me vendin”
“Kadri Veseli me shokë po përballen me beteja të shumëfishta në Hagë. Në njërën anë betejën me gjyqin politik që po i bëhet në gjykatën e Hagës, në anën tjetër me qeverinë më antikombëtare e më anti-UÇK që po keqqeverisë me vendin”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.
Në këtë kontekst, Musliu ka përmendur edhe mungesën e fondeve për mbrojtën e liderëve të UÇK-së në Hagë.
“Mungesa e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së dhe tërheqja e avokatit Emmerson do duhej të jepte një alarm për vendin dhe trajtohej sot në një seancë urgjente e të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Shteti i Kosovës po ju hynë në hak këtyre burrave, duke e rrezikuar të drejtën e popullit tonë për liri”, ka shkruar Musliu.