Musmurati: Në shumicën e shkollave s’janë zëvendësuar orët e humbura
Në shumicën e shkollave në komunën e Prishtinës nuk janë zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës, ka konfirmuar për Ekonomia Online, drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati.
Ajo tha se orët nuk janë mbajtur për shkak që prindërit nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkolla edhe pse i gjithë stafi i mësimdhënësve ka qenë prezentë të shtunave.
“Fatkeqësisht shumë pak, orët në shumicën e shkollave nuk janë mbajtur të shtunave për shkak që prindërit nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkolla. Gjithë stafi i mësimdhënësve ka qenë në shkollë të shtunave. Kështu që është një situatë më të vërtet e re edhe mund të them edhe deri diku e çuditshme sepse deri më tani nuk kemi pasur këso lloj zhvillimesh kështu që po shpresoj që Ministria e Arsimit ka me dal me një plan që të na tregoj se si të zëvendësohen orët e humbura sepse përfundimisht ato janë orë të humbura”, tha ajo.
Musmurati tha se orët e humbura duhet që patjetër të zëvendësohen, por që Ministria e Arsimit do të duhet që të konsultohet së pari me shkollat dhe prindërit.
“Po patjetër, unë mendoj që orët duhet që të zëvendësohen, sepse orët janë humbur. Unë mendoj që ministria e Arsimit është dashtë që të konsultohet me komuna, dhe komunat pastaj të konsultohen me shkolla, që shkollat vetë ta vendosin një lloj orari kur është më i përshtatshëm edhe kur mund të zëvendësohen orët gjatë javës sepse shumë shkolla e kanë komoditetinë që të mbajnë orë shtesë gjatë ditëve të javës edhe ndoshta me kombinuar me ndonjë vikend, por gjithmonë në bashkëpunim me prindërit. Edhe mendoj që po të decentralizohej ky proces më shumë e të mos mbahej gjithçka në nivel të ministrisë pa konsultim fare me komunat, mendoj që e ka dhënë rezultatin e vetë. Një mësim i mirë ka qenë nga greva se jo bashkëpunimi nuk është sjellje që duhet ti qoj përpara qoftë nivelin komunal, qoftë niveli qeveritarë. Unë mendoj që vetëm me bashkëpunim me të gjithë akterët mundemi me arrit rezultate më të mira. Mendoj që mund të organizohej më mirë po të ishin shkollat ato që do ta vendosnin vetë”, tha ajo.
Musmurati foli për prioritet e kësja drejtorie për këtë vit duke përmendur: ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja, fillimin e procesit të digjitalizimit në arsim, sigurinë në shkolla si dhe renovimin e shumë shkollave.
Ajo shtoi se për renovimin e shkollave kjo drejtori parasheh që t’i investoj 1.5 milionë gjatë këtij viti.
“Disa nga prioritete kryesore që i kemi për vitin 2023 e që janë edhe vazhdimësi e viti 2022, është ndërtimi i shkollave dhe çerdheve të reja në Prishtinë, digjitalizimi, fillimi i procesit të digjitalizimit në arsim, siguria në shkolla si dhe renovimi i shumë shkollave në Prishtinë”.
“Gjendja nuk është shumë e mirë, kjo për shkak se shumica e objekteve shkollore në Prishtinë janë ndërtuar kohë më herët edhe kemi objekte shkollore të cilat janë kogja të vjetra dhe në të cilat nuk është investuar mjaftueshëm sa i përket infrastrukturës. Prandaj për këtë arsye e kemi filluar edhe një lloj fushate të renovimeve të shkollave sidomos shkollave që janë më të vjetra, shkolla Naim Frashëri, Sami Frashëri, Elena Gjika e të tjera. Kanë shumë nevojë për renovime, ne vetëm se kemi filluar me dy shkolla me renovim komplet, shkollën fillore ‘Iliria’, të njëjtin model e kemi bërë edhe në shkollën Pjetër Bogdani dhe sivjet i kemi të buxhetuara 1.5 milionë euro që planifikojmë t’i shfrytëzojmë për renovime të shkollave”, tha ajo.
“Po mirë deri më tani kemi pas do të thotë diferencat tona sa i përket qasjes të cilën e ka pasur qeveria gjatë grevës por kemi edhe bashkëpunime sa i përket ndërtimit të çerdheve të reja. Në përgjithësi mundohemi që ti tejkalojmë të gjitha diferencat politike, që më të vërtet punojmë pa dallime politike për arsim dhe mendojmë që kjo është mënyra e vetme, e duhur që me ec përpara dhe me dërguar përpara reforma në arsim”, tha ajo.