Musmurati njofton për ndarjen e parcelave për ndërtimin e çerdheve të reja në Busi dhe Llukar
27 qershor 2023
| 14:37
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar të martën se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar pro ndarjes së dy parcelave për ndërtimin e çerdheve në Busi dhe Llukar.
“Sot në Kuvend Komunal ndamë parcelat për ndërtimin e dy çerdheve në fshatërat Busi dhe Llukar. Përfshirja sa më e madhe e fëmijëve në edukim të hershëm do të ndikoj pozitivisht edhe në rritjen e numrit të grave në tregun e punës, përpos që ka benefite afatgjate për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve”, ka shkruar Musmurati në “Facebook”.
Ajo ka njoftuar se të dy lokacionet do të dërgohen në Ministrinë e Arsimit për financim të ndërtimit të këtyre çerdheve.