Musmurati: Sinjalizuesi Lahu tregoi për shkëmbimin multi-milionësh që do të ndodhte në Badovc
09 dhjetor 2024
| 20:09
Përmes një postimi në Facebook, Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, u deklarua rreth zhvillimeve të fundit në Komunën e Prishtinës. Ajo tha që asambleisti nga Lëvizja Vetëvendosje sinjalizoi që shkëmbimi i tokave në Badovc kishte vlerë 50 milionë euro.
Njëherësh ajo tregoi që ishte pikërisht kjo arsyeja që PDK kishte dalë nga koalicioni me LDK-në në Prishtinë, pasiqë nuk ishte pajtuar me Përparim Ramën për të shkëmbyer tokat komunale në Badovc. Ajo tha që Përparim Rama e kishte bërë këtë në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Për më shumë lexoni deklaratën e saj të plotë: https://www.facebook.com/share/p/bPDM2tB5DYg9Cnri/