Musolli braktis Kukësin për t’u rikthyer në Kosovë
11 shtator 2020
| 12:22
Besar Musolli do të largohet pas tetë vitesh nga Kukësi. Mesfushori pritet të largohet pas ndeshjes që Kukësi do të zhvillojë ndaj Wolfsburg në turin e dytë të Ligës së Evropës do t’i japë lamtumirën skuadrës së Skënder Gegës për t’u vendosur në dispozicion të Gentjan Mezanit te Gjilani.
Objektivat e Gjilanit në sezonin e ri janë të qartë do synohet titulli kampion, pas vendit të dytë të sezonit të kaluar dhe për ta bërë këtë, Mezani ka nevojë edhe për lojtarë me eksperiencë të madhe mbi supe si Musolli në skuadrën e tij.