Musolli largohet nga Gjilani
Besar Musolli është futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin nga SC Gjilani.
Mesfushori, përmes një postimi në “Facebook”, konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e gjilanasve.
33-vjeçari e vlerësoi si nder dhe privilegj që kishte mundësinë të luante për Gjilanin, si dhe të ishte kapiten.
Postimi i plotë nga Musolli (pa ndërhyrje):
“Nga sot nuk do të jem më pjesë e SC Gjilanit. Ka qenë nder dhe privilegj që kam patur mundësinë të vesh fanellën e Gjilanit e të përfaqësoj këtë skuadër dhe si kapiten i saj. Dua të falënderoj përzemërsisht presidentin e klubit Florim Zuka. Mirënjohje për të gjithë tifozët e veçanërisht SKIFTERAT. Falënderoj çdo anëtar të klubit, trajnerët, lojtarë që kam bashkëpunuar këto sezone, pasi kemi kaluar shumë momente të veçanta. I uroj më të mirat Gjilanit në vijim”.