
Mustafa: Abdixhiku ka marrë mbi 85% të votave të partisë
19 shkurt 2025
| 16:06
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 85 për qind të votave të partisë.
“Kryetari i LDK-së ka marrë mbi 85% të votave të partisë, rezultat i paparë deri më tani nga cilido bartës liste”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.
Mustafa ka shtuar se “votuesi i LDK-së është shprehur qartë e prerë për këtë çështje”.