Mustafa: Ambasadori Grenell më ka paralajmëruar për masat që mund të ndërmerren ndaj Kosovës

06 mars 2020 | 22:32

Kryetari i LDK-së, Isa Musfata duke folur për taksën ndaj mallrave serbe, ka thënë se sonte ka pasur një paralajmërim nga Ambasadori Granell se sonte mund të ketë masa ndaj Kosovës nga MCC (Korporata e Sfidave të Mileniumit).

Në një intervistë për “RTV 21”, Mustafa ka theksuar se nuk është i bindur që taksa i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.

“Nuk jam i bindur që taksa i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë… Jam i bindur që mallrat nga Serbia kanë hyrë në Kosovë, përmes formës së kontrabanduar, përmes Maqedonisë, Greqisë dhe të ripaketuara. Të gjitha ato mallra kanë vazhduar të hynë. Por Serbia e ka shfrytëzuar mirë këtë, duke u anukuar”, tha Mustfa.

Ai ka thënë se fillimisht taksa është vendosur në mënyrë që të krijohet një reciprocitet ekonomik ndaj Serbisë, por siç tha ai nga një faktor ekonomik, është shndërruar në faktor politik.

“Po thuhet se 400 milionë euro, por nuk jam kur i bindur që ato dëme i janë bërë Serbisë, sepse Serbia vetëm e ka ndërruar trasenë dhe ato mallra i ka sjellë serish në Kosovë”, tha ai.

Ai ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore kanë prezantuar vendosjen e reciprocitetit dhe të heqin tarifën, por siç tha ai tani situata është më ndryshe, sepse SHBA-të dhe BE-ja po kërkon heqjen e tarifës.

Ai ka deklaruar se, pas heqjes së tarifës, nëse Serbia nuk vetëdijesohet dhe nuk ka zhvillim në dialog, atëherë do të vendoset reciprociteti.

“Unë mendoj se nuk funksionon heqja e pjesshme, dhe po ashtu SHBA po kërkon heqjen e plotë”, tha ai dhe shtoi se sonte kam pasur një paralajmërim nga Ambasadori Granell se do të ketë masa nga MCC (Korporata e Sfidave të Mileniumit). “Nuk e di cilat janë ato masa, por mund të humbim shuma të caktuara parash, që do të mund t’i fitonim. Ne nuk mund të ecim pa përkrahjen e SHBA-së”.

Ai ka dhënë vërejtje edhe në lidhje me deklaratat e këshilltarëve të kryeministrit në lidhje me Qeverinë amerikanë, për të cilën ai tha se është e papranueshme.

Lidhur me takimin e Presidentit Hashim Thaçi në Uashington, Mustafa ka thënë se nuk sheh asgjë të keqe që Presidenti ynë të takohet me nivele më të larta, në përfaqësim të shtetit, por ai tha se “kisha dashur që edhe kryeministri ynë të luajë rolin e tij dhe të ketë kontakte të nivelit të lartë si në SHBA, apo vende tjera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një…