Mustafa: Baca Hilmi ia dha lirisë dy prej heronjve më të shquar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të Kosovës.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Haradinaj, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi Haradinaj. Baca Hilmi dhe familja Haradinaj i dhanë lirisë së Kosovës dy prej heronjve më të shquar, Shkëlzen e Luan Haradinaj, dhe luftëtarë të tjerë të dalluar në luftën çlirimtare. Shteti dhe qytetarët e Kosovës do ta përkujtojnë përherë me nderime dhe respekt Hilmi Haradinajn për patriotizmin, vendosmërinë, urtësinë dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e atdheut. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/