![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/1-397-1024x682.jpg)
Mustafa Bajrami i bashkohet AAK-së
Doktori i logjikës dhe filozofisë analitike, Mustafa Bajrami i është bashkuar AAK-së.
Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së,Ramush Haradinaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona.
Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike.
Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi. Mirënjohës për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën time për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës, i cili gëzon respekt të madh nga të gjithë.
/Epoka e re/