
Mustafa bashkë me Hazirin e Dumoshin shkojnë për ngushëllime te familja Thaçi
20 mars 2025
| 10:45
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka vizituar familjen Thaçi për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në fotografit që ka ofruar Klan Kosova, ish-kryetari i LDK-së shihet se për ngushëllim ka shkruar me disa zyrtarë të lartë të LDK-së.
Aty shihet nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri dhe kandidatja e LDK-së për deputete, Vlora Dumoshi.