Mustafa: Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër
24 qershor 2020
| 18:22
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar në Dhomat e Specializuara të Kosovës aktakuzë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për krime lufte.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se beson thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.
“Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka shkruar Mustafa.
(M.K / Epoka e re)