Mustafa beson se do të arrihet marrëveshja me LV-në para datës 26 dhjetor

18 dhjetor 2019 | 17:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, në një konferencë për media ka thënë se shpreson që para datës 26 dhjetor të arrihet marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kisha dashur që koalicioni të lidhet para datës 26 dhjetor”, ka thënë ai.

Mustafa ka theksuar se i ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për ecurinë e bisedimeve me LV-në.

Ai ka thënë se posti i presidentit nuk duhet t’i bllokojë bisedimet për bashkëqeverisje me LV-në.

Mustafa ka bërë me dije se i kanë ofruar LV-së një ministri më shumë për postin e presidentit, por që nuk e kanë pranuar. “Ne kemi dhënë një propozim se si ta kapërcejmë këtë pengesë dhe nuk kam parë atë gatishmëri të LV-së dhe kemi propozuar që ne të japim edhe një ministri për postin e presidentit, pra ne t’i kemi katër ministri e ata gjashtë”, ka deklaruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“El Clasico” është në duar të sigurta. Marc-Andre ter Stegen…