Mustafa: Brenda mundësive do t`i kompensojmë dëmet e breshrit
23 gusht 2020
| 13:17
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët e fshatit Drenoc të komunës së Prishtinës, të cilët janë prekur nga dëmet e breshrit dhe reshjet e fundit të shiut.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se brenda mundësive buxhetore të ministrisë, do të angazhohet që t’i kompensojmë këto dëme të bujqve.
“Sot, gjatë ditës vizitova fermerët e fshatit Drenoc të komunës së Prishtinës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga shiu dhe breshëri. Brenda mundësive buxhetore të ministrisë, do të angazhohem që t’i kompensojmë këto dëme të bujqve, duke u bazuar në raportet e përpiluara nga komisionet komunale”, ka shkruar Mustafa.