Mustafa: Bulliqi dhe Haradinaj e kanë për borxh t’ia kthejnë Çakorrin Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar aderimin e ish-deputetit Shpejtim Bulliqi nga partia e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.
Mustafa një intervistë për “Ekonomia Online”, ka thënë se vendimi i tij për të kaluar në cilën do parti është personal, por ka konsideruar se Bulliqi i ka mbetur borxh Kosovës.
Sipas Mustafës, ai së bashku me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, duhet ta marrin përgjegjësinë për kthimin e kufirit në Zhleb dhe Çakorr.
“Është çështje e vullnetit të tij politik, mirëpo Shpëtimi i ka mbetur borxh këtij vendi, çështjen e kufirit me Malin e Zi. Ka mbet borxh bashkë me kryeministrin Haradinaj ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb, sepse kanë qenë premtime të mëdha të tyre dhe ato premtime nuk mundet as Bulliqi, as kryeministri t’i mbulojë, njëri me dorëheqje, tjetri me kalim në parti tjetër”, ka thënë Mustafa.