![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/mustafa-1.jpg)
Mustafa: Çmimin e prishjes me Amerikën do ta paguajë Kosova, më 2020 e paguam ne
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, duke iu referuar acarimit të raporteve të qeverisë Kurti me ShBA-në, ka komentuar prishjen e koalicionit me LV-në në vitin 2020.
Ai ka bërë me dije se këtë hap LDK-ja e kishte marrë për të evituar të evituar konfrontimin e Kosovës me ShBA-në.
Mustafa “Facebook”, ka shkruar se cemin për këtë veprim kjo parti e kishte pagua në zgjedhjet e viti 2021 me rreth 100 mijë vota.
“LDK-ja në vitin 2020 prishi koalicionin me LV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me ShBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por në atë kohë LV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…. E sollën vet në pushtet së bashku me analfabetët funksional. Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me ShBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë LV-ja me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.