Mustafa: Deklarata e 2 korrikut, akti me rëndësi vendimtare për historinë e Kosovës

02 korrik 2019 | 11:16

Me rastin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka theksuar se kjo deklaratë kishte rëndësi vendimtare historike për Kosovën.

“Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës. Kjo deklaratë ishte padyshim pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ky akt me vlera të veçanta historike ishte gjithashtu shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Shpreh mirënjohje të thellë për deputetët e Kuvendit të atëhershëm të cilët me përkushtim dhe vendosmëri në rrethana të jashtëzakonshme miratuan këtë deklaratë, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën jugosllave. Përpjekjet e popullit të Kosovës për pavarësi do të kujtohen në të gjithë brezat”, citohet të këtë thënë Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Shqipëri,…