Mustafa: Deklarata e Lajçakut, jodiplomatike

11 maj 2023 | 14:43

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se deklarata e emisarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk është diplomatike.

Mustafa ka thënë se në mes të normalizimit dhe konfrintimit ka shumë rrugë, variante dhe alternativa.

Teksa ka folur për deklaratën e tij, Mustafa ka përmendur edhe draft-statutin e dorëzuar në Bruksel që sipas tij nuk është bazë e normalizimit.

“Është një deklaratë jodiplomatike. Ndërmjet normalizimit dhe konfrintimit ka shumë rrugë, variante dhe alternativa. Draft statuti i dorëzuar në Bruksel nuk është bazë e normalizimit. Është një pamflet që s’ka asnjë lidhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me dokumentin për parimet i vitit 2015”, tha Mustafa për gazeta “Blic”.

Sipas Mustafës, ky draft-statut nuk gjen bazë në pikën e 10-të të marrëveshjes së Ohrit dhe për këtë ai ka një arsye.

“Në titull, ky draft-dokument nuk gjen bazë në pikën 10 të marrëveshjes së Ohrit, sepse nuk ka asnjë marrëveshje të arritur deri më tani për themelimin e Komunitetit të komunave serbe, por për asociacionin e komunave me shumicë serbe, në harmoni me vlerësimin paraprak nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Miroslav Lajçak, i cili pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se në mes të Kosovës dhe Serbisë ose mund të ketë normalizim të raporteve ose luftë.

“Ne duhet të kemi vetëm normalizim ose konfrontim dhe duhet të kemi normalizim. Ne duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim”, ka thënë Lajçaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Allianz Stadium” në Torino do të zhvillohet sonte dueli…