Mustafa deklarohet pas vendimit të Kushtetueses: LDK-ja do të dalë edhe më e fuqishme pas zgjedhjeve

23 dhjetor 2020 | 09:28

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Qeverinë Hoti, të zgjedhur më 3 qershor, me arsyetimin se është kundërkushtetuese.

Mustafa në një deklaratë për media ka theksuar se  LDK-ja aktualisht udhëheq me qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, raporton “Epoka e re”.

“Kosova këto ditë po përballet me sfidën e pandemisë, ku LDK-ja së bashku me kuadrot më të mirë, po mundohet që të japë maksimumin për ta tejkaluar edhe këtë gjendje”.

“LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë formacioni kryesor politik në vend. “Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e 31-vjetorit të…